Emona Center hap pikën më të re në Vushtrri, duke sjellë një përvojë moderne të blerjes

Emona Center hapi pikën e pestë në qytetin e Vushtrrisë, duke vazhduar zgjerimin e rrjetit dhe investimet në krijimin e hapësirave moderne për konsumatorët.

E vendosur në rrugën Ismail Qemali, pika e re është konceptuar sipas standardeve bashkëkohore, me një ambient modern, organizim funksional të hapësirës dhe ekspozim të qartë të produkteve.

Në këtë pikë, vëmendje e veçantë i është kushtuar komoditetit të konsumatorëve, orientimit më të lehtë brenda marketit dhe krijimit të një përvoje më praktike dhe më të këndshme të blerjes. Gama e gjerë e produkteve, çmimet konkurruese dhe shërbimi profesional plotësojnë konceptin e ri të Emona Center.

Hapja u prit me interesim të madh nga qytetarët e Vushtrrisë, të cilët vizituan pikën e re dhe u bënë pjesë e atmosferës festive të organizuar me këtë rast. Vizitorët patën gjithashtu mundësi të përfitojnë nga ofertat speciale të përgatitura për ditët e hapjes.

Hapja e pikës së pestë në Vushtrri përfaqëson një tjetër hap të rëndësishëm në strategjinë e Emona Center për zgjerimin dhe modernizimin e vazhdueshëm të rrjetit, duke forcuar edhe më tej praninë e kompanisë në këtë qytet.

Me këtë investim, Emona Center vazhdon zhvillimin e saj në Vushtrri dhe në të gjithë Kosovën, duke investuar në ambiente bashkëkohore, produkte të përzgjedhura dhe një përvojë blerjeje që u përgjigjet nevojave të familjeve.

Pika e re e Emona Center ndodhet në rrugën Ismail Qemali, Vushtrri.